LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeverinë do ta rrëzojë vota e qytetarit

Haradinaj: Qeverinë do ta rrëzojë vota e qytetarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ideja e koalicionit me PDK-në, ishte për të ndërruar qeverisjen e keqe, por ai tashmë këtë gjë e pret përmes votës së qytetarit, pasi që pretendon se hulumtimet e bëra flasin për një ngritje të partisë që ai drejton. Sipas tij AAK është partia e dytë në vend dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të dalë fituese.

Haradinaj, këto komente i ka bërë të mërkurën në një konferencë për media, ku ekspertët e fushës së shëndetësisë brenda AAK-së, shpalosen ofertën e tyre për shëndetësinë.

“Kemi ofruar një mundësi për ta ndërruar qeverinë menjëherë, e cila nuk ka ndodhur. Tani ju kemi drejtuar sovranit, pra qytetarëve për të marrë votën, në mënyrë që të ndërpremë qeverisjen e sotme dhe për të filluar me qeverisje të re. Kjo është e vërteta, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë partneritet të caktuar me PDK-në”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.


Haradinaj, për herë të parë ka folur edhe për një hulumtim që sipas tij është bërë në janar të këtij viti, por nuk tregoi se nga kush, duke thënë se AAK ka dal e dyta, ndërsa ai ka dal si më i votuari për kryeministër të vendit.

“Në hulumtimet që kanë ndodhur në janar tregojnë se ne jemi partia e dytë në votë, ku shkon rreth 23 për qind. Ndërsa hulumtimet se për kënd do të kishit votuar për kryetar qeverie, prijë bindshëm. Ne po shkojmë në zhvillim të brendshëm, i cili është sfidues. Do të kemi edhe defekte, sepse jemi demokraci ende e re në vend. Ka komunë ku për herë të parë kemi garë zgjedhore, sepse nuk ka pasur kundër kandidatë”, ka thënë ai.

Duke folur për zgjedhjet brenda AAK-së, Haradinaj ka thënë se ky proces po ecën në drejtim të duhur. Ai ka mohuar zërat se në Komunën e Gjakovës të kenë ndodhur mosmarrëveshje, duke thënë se kryetari aktual Palë Lekaj, e ka përkrahjen e tij, porse ka mirëpritur edhe kandidaturën e Mentor Kazazit, për kryetar të Degës në këtë komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori