LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: PDK e LDK mund të qeverisin deri në fund të mandatit

Haradinaj: PDK e LDK mund të qeverisin deri në fund të mandatit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se është duke u punuar në krijimin e një platforme AAK-AKR-NISMA, për t’i ofruar vendit një platformë të vecantë qeverisëse.

Ai ka deklaruar se ky mund të jetë fat i Kosovës – një ofertë për zhvillimin ekonomik të vendit.


“Ne partitë, një fat e kemi në skenën politike. Në kohë të caktuara jemi munduar të japim kontributin tonë për proceset politike. Tani e kemi një mundësi që atë ta japim bashkë. Unë jam për këtë gjë. Ndoshta ky edhe do të jetë fat për Kosovën, t’i japim një ofertë zhvillimi vendit. Mundësia që me atë cka bëjmë ne t’i drejtojmë proceset në vend nuk u realizua një nga një. Në interes të vendit disa detaje që na kanë ndarë në të kaluarën e humbin peshën e tyre”, tha Haradinaj në Zona B të Klan Kosovës.

“Nuk është çështja ku gjendemi ne në listë të zgjedhjeve, por problemi është çka bëhet me vendin, me mënyrën si qeveriset ai. Unë jam për të punuar bashkë, nëse mund t’i japim vendit një mundësi që të mos mbetet në këtë agoninë që e kanë krijuar dy partitë në pushtet. Nëse AKR vendos të jetë me ne, ne do ta respektojmë këtë partneritet, për t’i dhënë vendit një ofertë të përbashkët”, tha lideri i AAK-së.

Haradinaj ka sqaruar edhe raportet me Lëvizjen Vetëvendosje, prej afrimit për të kundërshtuar “marrëveshjet e dëmshme”, sic i ka quajtur ai, deri tek largimi, pas dështimit për të krijuar një platformë të përbashkët.

“Partneriteti me Vetëvendosjen ka qenë për t’i penguar disa të këqija që mund t’i ndodhnin vendit. Dhe unë i jam mirënjohës VV-së, pa marrë parasysh të ardhmen. Por kur kemi filluar të ndërtojmë partneritet për të ardhmen, nuk na ka ecur. Tani jemi duke provuar që këtë gjë ta bëjmë me AKR-në, ndërsa me NISMA vetëm kemi vazhduar. Nëse bëhet ky koalicion, atëherë mendoj se vendit mund t’i ofrohet një ide qeverisëse goxha interesante”.

“Ne nuk po dijmë çka t’i bëjmë as Isa Mustafës, as Kadri Veselit që të reflektojnë. Pas rezultateve të PISA një qeveri normale do të duhej të tërhiqej. Por, ata edhe mund të qeverisin deri në fund të mandatit”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori