LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Negocimi me PDK-në është serioz dhe i ndjeshëm

Haradinaj: Negocimi me PDK-në është serioz dhe i ndjeshëm

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me aktivistët e AAK-së në rajonin e Anamoravës, tha se negocimi dhe marrëveshja me PDK është serioze, por edhe e ndjeshme. “Sa më shpejt që e marr udhëheqjen e vendit, aq më mirë është për Kosovën, në të kundërtën një vit humbje është i madh për vendin” tha ai.

“Unë e di se në çfarë gjendje është Kosova dhe me çka do të përballemi në terren, por jam i gatshëm që të qeveris dhe të tregoj kualitete në të gjitha fushat”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se nëse nuk do të realizohej oferta, atëherë prapë do të sillet me kujdes.


“Rruga jonë politike nuk do të ndryshojë, përkundër faktit se marrëveshja me PDK-në, e përsëris, është tejet serioze. Nuk do flasim tepër, por do të punojmë më shumë e më mirë për vendin”, deklaroi Haradinaj, transmeton Rajonipress.

Rreth procesit zgjedhor brenda AAK-së, Haradinaj tha se përkundër sfidave që ka pasur AAK-ja pas largimit të tij nga politika, “kjo parti mbetet shtylla kryesore e demokracisë në Kosovë”.

“Tani me këto zgjedhje të brendshme, AAK mund ta rris kualitetin e saj të brendshëm, sepse me rritjen e kualitetit brenda AAK-së rritet demokracia në Kosovë. Dhe, këtë kualitet e këta parametra do të mundemi t`i rrisim që nga niveli lokal”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori