LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në, jeni të lirë falë asaj

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në, jeni të lirë falë asaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë falë saj është arritur liria.

Në një intervistë për “Personale” RTV Dukagjini, Haradinaj ka folur rreth Kosovës së pas luftës dhe rreth sjelljes së pjesëtarëve të UÇK-së.


Haradinaj ka komentuar çështjen se a kanë bërë krime ushtarët e UÇK-së. Lidhur me këtë, ai ka thënë se mund të ketë pasur lëshime e gabime.

“Ushtarët gjithë kanë qenë qytetarë, para se me u bë ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër traumatizu, popujt i stërvitin me vite të tëra dhe pas 6 muajve luftë i kthejnë tek psikologu dhe i detyrojnë me hy nëpër intervista me pa a janë në gjendje me vazhdu jetën e zakonshme”, ka thënë Haradinaj.

“Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional që me iu dhënë ushtarëve ndonjë punë, e jo me mbet sikur kanë mbet”, tha ai në “Personale”.

“Krimet e pas luftës duhet me e dit gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës”.

“Ndonjë gabim edhe mundet me ndodhë, por çka kemi mujt me bë ne në Deçan, Pejë e Gjakovë, krejt të djegura?”

“Mos e lëndoni UÇK-në, sepse je i lirë falë asaj dhe nëse e ofendon atë mund ta humbësh lirinë”, ka thënë Hardadinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori