Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmbylli vizitën e tij në takim me të ngarkuarin special të kryeministrit David Kamerun për Tregti dhe Investime të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Marland. Në përmbyllje të vizitës së tij treditore në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, kryetari Ramush Haradinaj pati një takim të veçantë me të ngarkuarin e posaçëm të kryeministrit David Kamerun për Tregti dhe Investime të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Marland, me të cilin diskutoi aspektet që ndërlidhen me politikat ekonomike, tregtinë ndërshtetërore dhe investimet potenciale britanike, që do të mund të orientoheshin në Republikën e Kosovës.
Kryetari Haradinaj, duke e theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe duke elaboruar potencialet dhe resurset që janë në Kosovë, kërkoi nga Lordi Marland që të inkurajojë investitorët dhe bizneset britanike për të investuar në Kosovë. Ai tha se Kosova është vend mik i Mbretërisë së Bashkuar dhe në çfarëdo rrethane do ta vlerësojë lartë kontributin e këtij shteti për lirinë, ndërtimin institucional dhe tash, mbi të gjitha, për ngritjen dhe zhvillimin e ekoonomisë së Kosovës.
Përveç në fusha të tjera, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe është me interes të veçantë.
Ai ka garantuar se si në kuadër të rolit aktual në skenën politike të Kosovës, e sidomos me rastin e marrjes së përgjegjësive në qeverisjen e vendit, për investimet e huaja, e në veçanti për investitorët britanikë, nuk do të ketë barriera, por përkundrazi do të krijohen lehtësi dhe garanca shtetërore për investimet e tyre.
Vizita e Haradinaj në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, përfshiu takime të rëndësishme dhe të niveleve të larta, përfshirë ministrin për Evropë në kabinetin e kryeministrit David Kamerun, David Lidington, pritja në Dhomën e Lordëve nga Lordi Bownes dhe takime të tjera në Parlamentin Britanik, me deputetë të ndryshëm, ku u theksua nevoja për bashkëpunim intensiv midis Britanisë së Madhe dhe Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite pati edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të lartë të BERZH-it, përfaqësues institucionesh të ndryshme, të interesuara për bashkëpunim me Kosovën dhe media prestigjioze ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi