LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj falënderon SHBA-të dhe kongresistin Eliot Engel për përkrahjen

Haradinaj falënderon SHBA-të dhe kongresistin Eliot Engel për përkrahjen

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po vazhdon të qëndroj në Francë pas arrestimit në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia ka falënderuar kongresistin amerikan Elliot Engel dhe gjithë të tjerët, siç tha ai për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës.

Haradinaj tha se Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur është kuptuar më mirë se kurrë nga gardianët e lirisë në botë, siç janë SHBA dhe BE.


Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel.

Një falënderim nga zemra për kongresistin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës”. /Telegrafi/