LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e uron Lushtakun për ditëlindje

Haradinaj e uron Lushtakun për ditëlindje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj nuk ka harruar të urojë bashkëluftëtarin e UÇK-së, Sami Lushtakun për ditëlindjen e tij, ani se ky i fundit është duke vuajtur dënimin me burgim.

Postimi i Haradinajt në Facebook:


“Mik i nderuar Sami, e di që nuk e lexon këtë urim, por kjo nuk ma zbeh rrespektin për ty dhe luftën tuaj në rrethanat e vështira që ishte vendi ynë. Ty dhe shokëve tjerë që dergjen nëpër burgje e që per mua do mbeteni luftëtarë lirie, ju siguroj që jeni ma të mëdhenj se ata që ju hoqën lirinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës është dënuar nga Gjykata e Apelit me 7 vite burgim duke e bërë fajtor për përgjegjësi komanduese gjatë luftës në Kosovë në këtë zonë.