19 vjet pas Betejës së Gllogjanit, ish komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kjo ishte beteja që turpëroi Serbinë.
“Kjo betejë e theu moralin e legjendave se Serbia është e pathyeshme”, tha Haradinaj.
“Forcat serbe kanë filluar të bombardojnë në shtëpi dhe rrethuan familjen tonë dhe rrënuan gjysmën e fshatit. Ai operacion i tyre ishte i përgatitur”, ka thënë Haradinaj, duke bërë me dije se familja e tyre e ngushtë ishte e tëra në shtëpi.
Ai ka thënë se falë përvojës së vëllait të tij Ramush Haradinajt, atë ditë, nuk u lejua që nga serbët luftëtarët e UÇK-së të futeshim në rreth.
“Ramushi insistoi me çdo kusht të mbahet një shteg i hapur”, ka thënë Daut Haradinajnë emisionin ‘Imazh’ në RTK .
Ai ka treguar se bombardimi prej ajrit ishte shumë i madh dhe fortifikata të ushtarëve të UÇK-së u bënë kullat e fshatit, falë të cilave ai tha se u arrit të turpërohet Serbia.
“Aksioni pati filluar në 10 e 40. Kurse ka përfunduar rreth orës 22 në mbrëmje”, ka treguar Haradinaj.
Ai ka treguar se pastaj kishin shkuar në Jabllanicë. “Ramushi kishte plagë të mëdha. Kishte gjakderdhje pas plagëve që kishte marrë diku në ora 13”.
Daut Haradinaj po ashtu ka treguar se në qendër të fshatit kishim marrë pikat që të mos e lejonim Serbinë të futet në mes.
“Atë ditë ka qenë edhe Zoti me ne. Ata kanë pasur dëme shumë të mëdha por edhe moralisht kanë qenë shumë të dëmtuar”.
Pastaj, Daut Haradinaj ka treguar se fati e kishte dashur që edhe Ramushi ishte rikoperuar shpejt prej plagëve.
Pastaj, tregoi ai, Ramush Haradinaj me mbi 2000 njerëz kishin dalë në Shqipëri.
“Gjithë u kthyen me 5-6 pushkë, duke armatosur gjithë Dukagjinin”, ka thënë ai.
Daut Haradinaj ka treguar se pas kësaj ishte një mobilizim i gjithmbarshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën