LAJMI I FUNDIT:

Hapja e ekspozitës “SK PRES” në Prishtinë

Hapja e ekspozitës “SK PRES” në Prishtinë

Të mërkurën më 23 Nëntor 2016 pranë Bibliotekës Kombëtare në Kosovës, shefi i Zyrës Ndërlidhëse së Republikës Sllovake në Prishtinë,. Ľubomír Batáry hapi ekspozitën “Sllovakia në BE” dhe “Sllovakia magjike”, me dymbëdhjetë panelet përshkruese të cilave janë bashkangjitur edhe njëzet e dy fotografi artistike të natyrës, historisë dhe arkitekturës së Sllovakisë.

Ekspozita në rrugë interesante prezanton Sllovakinë si një vend, i cili me bukuritë e vet, dinamizmin dhe aktivitetin është partner i respektuar në BE.


Ľ. Batáry në fjalën e tij theksoi arritjen, që Sllovakia ka bërë në historinë e saj të shkurtër bashkëkohore. Gjithashtu ai i njëkohësisht theksoi edhe sfidat dhe detyrat, me të cilat Sllovakia ka kaluar deri ne rrugëtimin e tyre ne BE. Ai theksoi se edhe pse rruga sllovake e integrimit dhe progresit ka qenë e vështirë dhe kërkon një përpjekje të përbashkët nga të gjitha, që dërgojnë në suksesin gradual, dhe për këtë arsye mund të jetë një frymëzim dhe shembull edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën kohë ai vlerësoi sukseset që Presidenca sllovake e Bashkimit Evropian (SK PRES) tani kanë bërë, duke përfshirë edhe ato që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Lidhur me këtë, ai vuri në dukje gatishmërinë e BE-së dhe shtetet anëtare të saj, duke përfshirë Sllovakinë për të ndihmuar në përmbushjen e perspektivën e tyre evropiane dhe zbatimin e reformave.

Ekspozitën të cilën e organizoi Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë në Prishtinë gjatë prezantimit SK PRES/ Presidenca sllovake në Këshillin i Bashkimit Evropian, do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2016, dhe është e hapur për publikun prej orës 9:00 deri 20:00 dhe të shtunën prej orës 9:00 deri 14:00./Telegrafi/