Prishtina nga sot u ofron qytetarëve mundësi atraktive në gjashtë sallat e Kinemasë “Cineplexx”, që është hapur në “Albi Mall”. Kjo risi është rrjedhojë e bashkimit të dy bizneseve familjare, “Albi Mall” dhe “Cineplexx”.
Me këtë rast Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo risi sjell inovacion në hartën kulturore të kryeqytetit. Sipas tij me anë të kësaj, Prishtina është pjesë e familjes së qyteteve me teknologjinë e fundit.
“Hapja e dy pikave të operatorit austriak të kinemave ‘Cineplexx’ në Prishtinë, do t’iu ofrojë qytetarëve mundësi atraktive të argëtimit. Prandaj, kjo risi që sjell inovacion në hartën kulturore të kryeqytetit, e bën Prishtinën pjesë të familjes së qyteteve me teknologjinë e fundit. Ky operator i kinemave me përvojë shumëvjeçare, ndjehemi tepër mirë që më në fund erdhi edhe në Republikën e Kosovës, sepse është prezente në shumë vende të Bashkimit Evropian, por edhe të regjionit tonë”, tha Thaçi.
I lumtur për përfundimin e këtij projekti, u shpreh edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se me rastin e zgjerimit të Qendrës Tregtare “Albi Mall”, në këtë rast të Kinemasë “Cineplexx”, po gëzohet sikur një fëmijë.
“Sot po e bëjmë këtë zgjerim të ‘Albi Mall’ edhe kënaqësinë më të madhe e kom se edhe pse në shekullin njëzet e një, po gëzohem si fëmija për me pas kinemanë e parë Multiplexx në Prishtinë. Në emrin e Komunës së Prishtinës e falënderoj edhe Kompaninë ‘Albi’, por në veçanti ‘Cineplexx’-in, që Prishtinën po e fut në rrjetin e vet, të kinemave Multiplexx, me teknologjinë më të re që mund ta kenë edhe Prishtina edhe prishtinasit, do të jenë në gjendje t’i ndjekin filmat më të ri në teknologjinë më të re në Evropë”, tha Ahmeti.
Përfaqësuesi i “Albi Mall”, Betim Humolli i falënderoi të gjithë ata që kontriboun për finalizimin e këtij projekti.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju përshëndes edhe t’u uroj mirëseardhje në inaugurimin e projektit e zgjerimit të ‘Albi Mall’ si dhe të hapjes së kinemasë së parë Multiplexx në Kosovë, të kompanisë së mirënjohur austriake ‘Cineplexx’. Një falënderim të posaçëm dëshiroj t’i adresoj Komunës së Prishtinës për përkrahjen e parezervë të këtij projekti, që ne sot po e inaugurojmë“, tha Humolli.
Në anën tjetër, përfaqësuesi nga “Cineplexx”, Christofor Papusek tha se ky projekt është një koicidencë e madhe, sepse është rrjedhojë e bashkimit të dy bizneseve familjare.
“Është koicidencë e madhe që biznesi i ‘Alb’-it është biznes familjar, ashtu siç është edhe biznesi ‘Cineplexx’, pasi që edhe ne jemi familje. Është e jashtëzakonshme që kemi bashkuar fuqitë e dy familjeve, që të arrijmë një projekt të tillë siç është ‘Cineplexx’. Kinemaja i ka 6 salla, më shumë se 1 mijë ulëse dhe është e pajisur me teknologjinë më të fundit. Teknologjia është po e njëjta si në Austri, Itali dhe në vende të tjera, pra nuk ka ndonjë dallim prej kinemave të tjera, pasi që edhe në Kosovë është teknologjia e fundit”, tha Papusek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën