Është hapur ekspozita për nder të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, në katedralen që mban edhe emrin e saj.
Don Lush Gjergji që ishte edhe nikoqir i kësaj ngjarje, mirëpriti kryeministrin e Kosovës , Isa Mustafa në katedrale, ku në hapjen e kësaj ekspozite tha se Nëna Terezë mundohej t’i mësoj njerëzit të jetojnë në paqe.
“Nëna Terezë ka dashur që me veprat e veta dhe me zemrën e mirë t’i mësoj njerëzit që të jetojnë në paqe me të varfrit, në paqe me të fortit dhe në paqe me të gjithë njerëzit, nëpërmjet qëllimit dhe nëpërmjet dashurisë…ne jemi në katedralen e saj për të hapur ekspozitën që e kemi organizuar në bashkëpunim me ‘Infinity Art’…unë i falënderoj me kënaqësi të rinjtë edhe të rejat e këtij grupi e zbërthejnë bukurinë e shpirtit të vet”, tha Gjergji.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar këtë aktivitet si të një rëndësie të madhe. Mustafa tha se figura e Nënë Terezës është krenari e kombit shqiptar, duke e quajtur atë një veprimtare të devotshme.
“Për mua dhe për ne sot është një nder i veçantë që të jemi sot me ju këtu, në këtë mjedis shumë të rëndësishëm për shqiptarët, për kombin tonë, për një aktivitet tepër të rëndësishëm që i kushtohet shenjtërimit të Nënë Terezës, nënës sonë, një veprimtare e devotshme…ne krenohemi me të, krenohemi edhe me ju dhe me të gjithë artistët tanë për këtë ekspozitë kaq të rëndësishme”, tha Mustafa.
Organizatori i ekspozitës, Marjan Nikolla tha se grupi i artistëve të cilët kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ekspozite, është munduar t’i japë ngjyra kësaj dite, të cilën ai e ka quajtur madhështore.
“Faleminderit që keni ndarë kohë që ta festojmë së bashku këtë ditë madhështore të Nënës Terezë, për të gjithë dua ta theksoj se ne jemi një pjesë e grupit të artistëve që sadopak mundohemi t’i japim ngjyra kësaj dite, është kënaqësi të jemi pjesë e kësaj ekspozite”, është shprehur Nikolla.
Ekspozita do të jetë e hapur për tre ditë nga ora 10:00 deri në 16:00, në të cilën mund të shihen krijimet e artistëve që i janë kushtuar kësaj dite. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
FRIKË
Thënie të Schopenhauerit: Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë!
Dikur: Jeta e përditshme e shqiptarëve, në fotot e Margaret Hasluckut
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën