LAJMI I FUNDIT:

Hani këto ushqime për spermë super kualitative

Hani këto ushqime për spermë super kualitative

Disa ekspertë besojnë se kualiteti i spermës është duke pësuar rënie ndërsa thonë se çelësi për ngritjen e kualitetit të spermës gjendet në pjatën tuaj.

Pas rishikimit të rezultateve të 35 studimeve të cilat ishin marrë me kualitetin e dietës dhe spermës, hulumtuesit kishin zbuluar se ekzistojnë disa vlera të caktuara ushqyese që ndërlidhen me spermë më të mirë. Aq më shumë që hanin meshkujt acide yndyrore omega-3, vitamina E dhe D, zink, beta karoten dhe selen, aq më shumë kishin qenë të prirë të kenë kualitet të ulët të spermës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ngrënia e ushqimeve të detit, ngrënia e pemëve dhe perimeve, si dhe ngrënia e produkteve djathore me pak yndyrë kishin qenë të ndërlidhura me spermë më kualitative. Gjithashtu edhe ushqimet si mishrat e procesuar, ushqimet e sojës, patatet, kafja alkooli dhe ushqimet me sheqer kishin qenë të ndërlidhura me spermë të kualitetit më të ulët në studime tjera.

Plus, meshkujt të cilët kishin konsumuar kafeinë, alkool dhe mishra të procesuar kishin qenë më pak të prirë t’i lënë shtatzënë parteret e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori