0Shares

Sulmuesi i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ata duhet patjetër ta mposhtin Juventusin për të mbetur në garën për titull.

Napoli barazoi pa gola ndaj Udineses dhe ngeci edhe dy pikë ndaj Juventusit në krye të tabelës së Serie A. Dhe Hamsik tash shpreson Azzurrët të mposhtin Bianconerët për të rikuperuar diferencën e pikëve.

“Udinese është gjithmonë një vend i vështirë. Ne sigurisht se dhamë maksimumin në ndeshje dhe vetëm na mungoi goli”.

“Ndeshja ndaj Juves do të jetë shumë e rëndësishme. Është vendimtare për ne të nxjerrim një rezultat”, ka thënë Hasik për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)