LAJMI I FUNDIT:

Hamilton: Ferrari është favorit këtë sezon

Hamilton: Ferrari është favorit këtë sezon

Lewis Hamilton beson se Ferrari e ka bolidin më të shpejtë për sezonin e ri në Formula 1.

Piloti i Williams, Felipe Massa, ishte më i shpejti në ditën e parë të testimeve, mirëpo piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ishte vetëm 0.2 sekonda prapa tij.


Derisa britaniku me Mercedesin e tij ishte i katërti me 0.5 sekonda prapa Vettel.

Hamilton: Shpresoj të kem në dispozicion bolidin më të mirë dhe më të shpejtë të mundshëm
Lexo po ashtu Hamilton: Shpresoj të kem në dispozicion bolidin më të mirë dhe më të shpejtë të mundshëm

“Ferrari është ndoshta favorit. Nuk bën që t’i anashkalojmë, pasi po bëjnë një punë të shkëlqyer”.

“Po ashtu, edhe Red Bulli është shumë i shpejtë. Do të jetë një garë shumë e ngushtë, kjo nuk ka dyshim”, ka thënë Hamilton.

Në edicionin e kaluar, kampion i Formula 1 u shpall piloti i Mercedesit, tashmë ish-kolegu i Hamilton, Nico Rosberg. /Telegrafi/