LAJMI I FUNDIT:

Haley akuzon Iranin dhe Hezbollahun për destabilizimin e Lindjes së Mesme

Haley akuzon Iranin dhe Hezbollahun për destabilizimin e Lindjes së Mesme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley e ka akuzuar Iranin dhe aleatin e tij, Hezbollahun për konspiracion për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Këto komente, Haley i bëri gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 20 prill.


Haley tha se grupi Hezbollahu në Irani dhe Liban kanë trajnuar “milicitë vdekjeprurëse”, dhe i përdorin ata për të nxitur konflikte në Siri, Irak dhe Jemen.

“Për dekada, ata kanë kryer akte terroriste në mbarë rajonin”, tha Haley.

“Irani po e përdor Hezbollahun për të çuar përpara aspiratat e tij rajonale”, tha ajo.

“Ata po punojnë së bashku për të zgjeruar ideologjitë ekstremiste në Lindje e Mesme. Ky është një kërcënim, që duhet të dominojë diskutimin tonë”, në OKB, ka deklaruar ambasadorja amerikane.

Në anën tjetër, ambasadori iranian Gholamali Khoshroo është kundërpërgjigjur, duke i quajtur të “pabaza” akuzat dhe ka thënë se SHBA ngriti këtë çështje “për të anashkaluar çështjen palestineze, e cila është qendrore në të gjitha konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në këto debate të hapura”.

Ambasadori i Rusisë, Petr Iliichev mbrojti Iranin, duke pyetur pse ambasadorja Haley nuk ka përmendur kërcënimet nga Shteti Islamik dhe aleatët e Al-Kaidës në Siri dhe Irak.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori