0Shares

Plaçkitësi i paemëruar që hyri në një dyqan në Mauleon-Licharre të Francës, nuk ka mundur të largohet sepse ka ngecur në mes të xhamit të dritares.

Me të marrë njoftimin, forcat e rendit kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, kur e kanë gjetur atë teksa ende mbante çekanin në dorë, transmeton Telegrafi.

Procesi i nxjerrjes së hajnit që kishte ngecur në xham

Nga frika se mund të thyhet paneli dhe t’i shkaktoi lëndime, është kërkuar ndihma e zjarrfikësve, të cilët e kanë nxjerrë me kujdes.

Për fat të mirë, ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim, ndërsa është dërguar në mbajtje për shkak të hajnisë.

Derisa pritet të del para drejtësisë, në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografitë që e shfaqin veprimin e tij të ngathtë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)