LAJMI I FUNDIT:

Hajni i ngathtë nuk ia doli të largohet me çantën e vjedhur (Video)

Hajni i ngathtë nuk ia doli të largohet me çantën e vjedhur (Video)

Në një pompë derivatesh në Kinë, është filmuar hajni i ngathtë, që pasi e vodhi një çantë nuk arriti të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ai duket se nuk e kishte planifikuar mirë ikjen dhe aftësitë e tij në ngasjen e motoçikletës ishin të dobëta, duke bërë që të përplaset për muri, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur atij i shkon pas një punonjës, me të parë se është duke plaçkitur dhe njofton pronaren e veturës për rastin.

Nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim, gjatë kësaj përpjekje të dështuar për të përfituar në mënyrë të paligjshme. /Telegrafi/