LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Kriza gjermano-turke dëmton interesat e Ankarasë

Hahn: Kriza gjermano-turke dëmton interesat e Ankarasë

Tensionet e reja mes Turqisë dhe Gjermanisë, pas arrestimit të aktivistëve për të drejtat e njeriut, dëmtojnë interesat ekonomike të Ankarasë, theksoi sot komisioneri evropian, Johannes Hahn, i ngarkuar për marrëdhëniet me vendet e treta.

“Mendoj se Turqia duhet të kuptojë shkakun e kësaj situate dhe duhet të korrigjohet”, deklaroi Hahn për media, i cili do të marrë pjesë nesër me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një takim në Bruksel me ministrat turk të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, raporton AFP.


Ky takim, që zhvillohet në kuadër të dialogut politik mes dy palëve, do të zhvillohet në sfondin e tensioneve mes Ankarasë dhe Berlinit.

Gjermania njoftoi javën e kaluar një riorientim të politikës së saj përballë Turqisë pas arrestimit në Stamboll të mbështetësve të të drejtave të njeriut, mes të cilëve dhe një gjerman.

Kriza gjermano-turke u shënua në kontekstin e degradimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së, në lidhje me reformën e fundit kushtetuese të presidentit turk dhe me dënimet masive të kryera në vend pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

“Nuk duhet të harrojmë ndikimin e një debati të tillë mbi Turqinë”, theksoi sot Hahn, ndërkohë që Gjermania ka parashikuar masa shtrënguese ekonomike, duke përfshirë dhe një rishqyrtim të garancive, kredive apo ndihmave të dhëna për Turqinë.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori