0Shares

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza gjatë qëndrimit në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Washington D.C në SHBA ka pranuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Për të thelluar bashkëpunimin në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe Bankës Federale të New York-ut (Federal Reserve Bank of New York), Guvernatori Hamza dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Federale të New York-ut Anne Baum nënshkruan marrëveshje në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje fuqizon rëndësinë e bashkëpunimit në sferën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve, si dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së. Nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje i ka paraprirë bashkëpunimi i vazhdueshëm i BQK-së me autoritetet e thesarit amerikan dhe me përfaqësues të Bankës Federale të New York-ut. Gjatë këtij muaji në BQK ka qëndruar një delegacion i lartë i Bankës Federale të New York-ut për të diskutuar mbi praktikat më të mira të menaxhimit të rezervave në mes të dy institucioneve.

Gjatë qëndrimit në Washington Guvernatori Hamza është takuar me Zëvendësasistent -Sekretar i Departamentit të Thesarit Amerikan, z. Lary McDonald, ku është diskutuar lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të vendit dhe me këtë rast Guvernatori Hamza ka marrë përkrahje për vazhdimin e mbështetjes përmes asistencës teknike për BQK-në.
Delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Hamza ka zhvilluar takime edhe me Drejtoreshën ekzekutive të Konstituencës për Kosovën, znj. Michaela Erbenova, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen, zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Tao Zhang, me ç‘rast u diskutua për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe për implementimin e programit të FMN-së .

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Guvernatori është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Franc Godts, Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller dhe Drejtoreshën për Evropën Juglindore, Evropë dhe Azi Qendrore, Ellen Goldstein. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)