LAJMI I FUNDIT:

Gurrëzohet treni në stacionin hekurudhor në afërsi të Kumanovës

Gurrëzohet treni në stacionin hekurudhor në afërsi të Kumanovës

Në hyrje të stacionit hekurudhor në Kumanovë dje në orën 17:20 nga ana e personave të panjohur është gurrëzuar treni i udhëtarëve i cili lëviz në relacionin Shkup-Tabanovcë, përcjell Teelegrafi Maqedoni.

Siç informojnë sot nga MPB-ja, gurrëzimi është bërë në sinjalin hyrës në stacionin hekurudhor në Kumanovë tek fshati Çerkez, me çka është dëmtuar xhami i derës së trenit, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.


Nga MPB-ja thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/