LAJMI I FUNDIT:

Gurët në tëmth dhe kanale të tëmthit – trajtimi bashkëkohor në Spitalin Amerikan

Gurët në tëmth dhe kanale të tëmthit – trajtimi bashkëkohor në Spitalin Amerikan

Gurët e tëmthit janë precipitime, guri që formohet në fshikëzën e tëmthit, dhe që mund të paraqiten edhe në kanalin kryesor të quajtur koledok. Fshikëza e tëmthit është organ në formë dardhës që shërben si rezervar i tëmthit, ku paraqiten gurët më së shpeshti.

Dr. Mr. Sci. Sabri Tmava – Kirurg
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr. 25, Prishtinë
+386 49 933 808
038 221 661; 038 400 661
sabri.tmava@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com

Kur gurët e tëmthit janë të pranishëm në fshikëzën e tëmthit, kjo gjendje quhet kolelitiazë. Kur ata janë të pranishëm në biliare, quhen koledokolitiazë.

Si formohen gurët në tëmth?

Gurët e tëmthit zhvillohen kur kristalet fillojnë të sedimentohen në tëmth. Me kalimin e kohës, kristalet mund të rriten dhe të krijojnë gurë më madhësi të ndryshme. Ata përbëhen nga një numër komponentësh, që përfshijnë kolesterolin, kripërat biliare, bilirubinë dhe ujë.

Llojet e gurit në tëmth

Gurët e tëmthit mund të jenë të vegjël, sa koka e një gjilpëre, apo të mëdhenj sa një top golfi, dhe mund të ndryshojnë në numër nga 1 në 100. Shumë prej kristaleve të vogla mund të formojnë të ashtuquajturin “llum biliar”. Ka 2 lloje kryesore: gurë kolesteroliti dhe gurë me pigment.

Gurët e kolesterolit janë lloji më i zakonshëm i gurëve të tëmthit. Ata janë në përgjithësi të verdhë në jeshilë, dhe mund të ndodhin në rastet kur mëlçia prodhon shumë kolesterol.

Gurët me pigment ndodhin më shpesh. Ata janë të vegjël dhe me ngjyrë kafe të errët ose në ngjyrë të zezë, dhe përbëhen nga kripëra bilirubini, kryesisht kalciumi. Gurët me pigment priren që të ndodhin në njerëzit me cirrozë, me infeksione të traktit urinar apo me çrregullime të caktuara të gjakut.

Sa të zakonshme janë gurët në tëmth?

Rreth 10% e popullsisë së përgjithshme (ose 15% e popullatës së moshuar) kanë gurë në tëmth, edhe pse ata shpesh nuk tregojnë asnjë simptomë.

Simptomat

Gurët shkaktojnë dhembje barku, të vjella dhe temperaturë. Rreth 60% e njerëzve që kanë gurë në tëmth nuk kanë simptoma të dukshme dhe shpesh nuk janë në dijeni për praninë e tyre. Gurët e tëmthit mund të zbulohen vetëm gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera. Për këtë arsye, ata ndonjëherë janë quajtur gurë tëmthi të “heshtur”.

Nëse zbuloni se keni gurë tëmthi të heshtur, është e rekomandueshme që të keni trajtim kirurgjikal për shkak të komplikacioneve që mund të ndodhin kur gurët janë edhe të “heshtur”. Vetëm në rast se ka kontraindikacione për të kryer operacionin. Është e rëndësishme që të peshoni rrezikun, shpenzimin dhe parehatinë e heqjes së gurëve të tëmthit kundrejt faktit se gurët nuk shkaktojnë ndonjë sëmundje klinike.

Largimi i tëmthit (kolecista) dhe nxjerra e gurëve të kanalit kryesor biliar

Gurët nga tëmthi largohen duke kryer operacionin më ndërhyrje laparoskopike. Kjo procedurë shumë lehtë e përballueshme për pacientin. Heqja e tëmthit me laparoskopi realizohet nëpërmjet vrimave të vogla 5 mm dhe 10 mm, përmes këtyre vrimave arrihet të largohet qesja e tëmthit nga trupi, me dëmtime minimale në trupin e pacientit.

Gurët që janë të paraqitura në kanalet biliare mund të shkaktojnë probleme serioze dhe duhet të hiqen ose me metodën kirurgjikale, ose më anë të një procedure që quhet ERCP (Kolangio-pankreatografi endoskopike retrograde), përfshin kërkimin në gypat biliare përmes një tubi fleksibël të hollë të quajtur endoskop, i cili futet në gojë dhe drejtohet me kujdes nëpër ezofag dhe stomak, poshtë në duoden (ku hapja ndaj gypave biliare mund të shihet). Një lëng që duket me rreze X më pas injektohet përmes tubit te aparatit duke kaluar dhe në kanalet e tëmthit për të demonstruar ndonjë bllokim nga gurët prezentë.

Aparatura e ERCP në Spitalin Amerikan

Nëse gurët e tëmthit janë gjetur të bllokuar në kanalet biliare, ata mund të hiqen gjatë procedurës ERCP. Kjo përfshin kalimin e një instrumenti të vogël përmes endoskopit dhe duke bërë një prerje të vogël në pjesën e poshtme të gypit biliar. Kjo do të lejojë mjekun për të hequr gurët duke i kapur ato në një shportë të vogël dhe duke i hequr ato nëpërmjet një endoskopi. Përndryshe, me hyrjen e gypit biliar ato me prerjen zgjerohen, gurët janë liruar dhe kalojnë në zorrët e holla, nga ku ata do të vazhdojnë nëpërmjet sistemit të tretje-s dhe dalin nga trupi.

 Pamja e gurëve kolesterinik të nxjerrë me ERCP

Heqja e tëmthit dhe gurëve nga kanalet e tëmthit në Spitalin Amerikan realizohet në mënyrën më bashkëkohore: me laparoskopi dhe ERCP, falë pajisjeve moderne dhe stafit profesional që spitali ka në dispozicion. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori