LAJMI I FUNDIT:

Gurabijet e gjyshes

Gurabijet e gjyshes

Të ëmbla, të shijshme janë gurabijet e gjyshes. Ruajeni traditën dhe shijen e mirë me këtë recetë fantastike.

Përbërësit:


▪ 500 gr miell
▪ 100 gr sheqer
▪ 2 kokrra vezë
▪ 100 gr gjalpë
▪ 1 filxhan çaji kos
▪ 1 pako pluhur pjekës
▪ 1 kokërr lëkurë limoni

Përgatitja:

Fillimisht rrahim me mikser gjalpin me sheqerin, derisa gjalpi të fillojë të zbardhet.

Hedhim një nga një vezët duke i trazuar. Teksa vazhdojmë t’i trazojmë, shtojmë kosin dhe lëkurat e limonit.

Trazojmë miellin me pluhurin pjekës dhe fillojmë e hedhim me ndihmën e një site në masën e formuar më parë. E trazojmë vazhdimisht me lugë druri derisa të na krijohet një masë e trashë dhe homogjene.

Hedhim pak miell në tavolinë dhe mbi të hedhim brumin e formuar në tas. E punojmë derisa brumi të mos na ngjitet në dorë por të jetë i butë.

E ndajmë brumin në copëza dhe i japim formën që dëshirojmë.

I pjekim në temperaturë 180 gradë për 25 min. (Shije)