LAJMI I FUNDIT:

Gullash viçi në mënyrën bavareze

Gullash viçi në mënyrën bavareze

Një gjellë e shijshme dhe një shoqëruese e mirë për një vakt dimëror.

Përbërësit:


▪ 400 g qepë të kuqe
▪ 1 karotë
▪ 4 patate të mëdha
▪ 1 kg mish viçi
▪ 4 lugë gjalpë
▪ kripë, piper
▪ 2 lugë koncentrat domateje
▪ 1 lugë piper të kuq
▪ gjysmë luge kumin të bluar
▪ 600 ml lëng mishi
▪ 4 lugë majdanoz të grirë
▪ pak arrë myshku
▪ 100 g salcë kosi

Përgatitja:

1. Qepën dhe pataten i qëroni dhe i pritni në kube.

2. Mishit i qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe i fërgoni në gjalpë derisa të skuqen. I qitni në pjatë dhe i lini anash.

3. Në yndyrë të mishit fërgoni qepën dhe shtoni karotën të prerë në rrathë.

4. I shtoni mishin, përzieni koncentratin e domates pastaj i qitni specin e bluar dhe kumnin.

5. I fërgoni duke i përzier herë pas here rreth 5 minuta, pastaj i shtoni pataten, i qitni lëngun e mishit dhe i leni të vlojnë 90 minuta.

6. Në fund shtoni majdanozin e grirë, pak arra myshku dhe salcën e kosit. /Telegrafi/