0Shares

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka thënë se kalimi i Pep Guardiolës te Bayerni i Munichut nuk do të ndikojë që yjet e Barcelonës të kërkojnë një bashkim me teknikun legjendar të Barcës.

Guardiola kaloi te Bayerni i Munichut dhe është ngritur frika në Camp Nou se lojtarët mund të kërkojnë ribashkimin me teknikun legjendar.

“Unë nuk jam i brengosur nëse disa lojtarë dëshirojnë të shkojnë te Bayerni i Guardiolës. Nuk jam i brengosur, ata kanë kontrata”.

“Është lajm i mirë për Bundesligan, ata janë prej ekipeve më të mira që Pep ka mundur të zgjedhë. Ai do t’i ndihmojë futbollit gjerman. Ai është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Vilanova. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)