0Shares

Menaxheri spanjoll, Pep Guardiola, pas një pushimi një vjeçar, ka vendosur t’i kthehet futbollit duke nënshkruar me gjigantin gjerman, Bayernin e Munichut, ndërsa sipas tij arsyeja më e madhe që nënshkroi për bavarezët është se atij i ka munguar loja e futbollit.

“Më ka munguar vetë loja. Ndërsa gjërat tjera që e rrethojnë futbollin, jo edhe aq. Më së shumti më ka munguar analiza se si luan një ekip dhe si mund t’i mposhtesh ata, të vendosi se cilët lojtarë t’i zgjidhi që ta fitoj ndeshjen”.

“Për mua kjo është arsyeja kryesore, sepse më ka munguar kjo lojë. Gjërat e tjera nuk janë të rëndësishme, unë mund të jetoj shumë mirë pa to. Por vetë loja, është ajo që më ka tërhequr mua”, ka thënë Guardiola për Fifa.com./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)