LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Liverpooli janë pretendentë për titull

Guardiola: Liverpooli janë pretendentë për titull

Pep Guardiola ka shumë respekt për Liverpoolin dhe trajnerin e tyre, Jurgen Klopp.

Liverpooli është nikoqirë i Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 18:00.

“Unë kam parë Liverpool shumë herë këtë sezon, sigurisht se ata janë njëri nga pretendentët”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Klopp ngacmon Guardiolën para derbit Liverpool-City
Lexo po ashtu Klopp ngacmon Guardiolën para derbit Liverpool-City

“Kam qenë me fat të mjaftueshëm për të luajtur kundër Jurgen Klopp, e njohim mirë njëri-tjetrin”, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të barazojmë intensitetin e tyre. Anfield do të luajë një rol të madh”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/