LAJMI I FUNDIT:

Grupi kinez Hisense, sponsor i botërorit Rusia 2018

Grupi kinez Hisense, sponsor i botërorit Rusia 2018

Grupi elektronik kinez Hisense, i prezantuar edhe gjatë Euro 2016 në Francë, do të jetë sponsor i Botërorit 2018 në Rusi, bëri të ditur FIFA të enjten.

Krahas partenariatit zyrtar të Botërorit, marka kineze gjithashtu do të jetë e pranishme edhe në Kupën e ardhshme të Konfederatave, që organizohet në verë (17 qershor-2 korrik) në Rusi.


Shifrat konkrete të këtij partenariati nuk janë saktësuar.

Hisense, që prezantohet si numër një i markës kineze të televizorëve është sponsor edhe i Australian Open, i klubit te futbollit gjerman të Schalke 04 si dhe i Euro në Francë. /Telegrafi/