LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që u dogj në ashensor, ishte 6-muajshe shtatzënë

Gruaja që u dogj në ashensor, ishte 6-muajshe shtatzënë

Nëna 30-vjeçare, që ndërroi jetë të premten nga zjarri në ashensor, ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, që nuk arriti ta sillte në jetë, pasi vdiq tragjikisht mes flakëve

Drilona Duriçi e kishte përdorur edhe 2 orë më parë ashensorin ditën e ngjarjes, kur dërgoi djalin në shkollë. Herën e dytë kur ajo po zbriste nga shtëpia ndodhi ngjarja tragjike. Policia dyshon se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë edhe mungesa e një kontrolli teknik të ashensorit.


Nga hetimet dhe pyetja e dëshmitarëve ka rezultuar që prej rreth 4 muajsh, nuk ishte kryer asnjë kontroll. Personi përgjegjës që merrej me mirëmbajtjen e ashensorit kishte hequr dorë nga kjo punë, për shkak se banorët nuk e paguanin, shkruan “Panorama”.

Ky person është shoqëruar dhe është marrë në pyetje në Komisariatin nr.4 të Policisë së Tiranës, bashkë me disa banorë të pallatit, që kanë konfirmuar të njëjtën gjë. Nga ana tjetër, pallati në rrugën e “Thesarit” te zona e “Freskut” ku ndodhi ngjarja, nuk kishte administrator, ndryshe nga pallatet e tjera në atë zonë.

Amortizimi, mungesa e mirëmbajtjes, por edhe cilësia e dobët e ashensorit e instalimeve në të, duket se ka sjellë zjarrin që i mori jetën 30-vjeçares. Në këto rrethana, ngjarja është referuar si aksidentale në Prokurorinë e Tiranës, pa autor të dyshuar dhe pa akuzë konkrete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori