LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Essienit blen skuadrën italiane

Gruaja e Essienit blen skuadrën italiane

Gruaja e mesfushorit të njohur, Michael Essien, Akosua Puni Essien, ka blerë klubin italian të divizionit të tretë, Calcio Como për shifrën e 237 mijë eurove, teksa ka premtuar se do të jenë në Serie B sa më shpejt që është e mundur.

Akosua Puni Essien ka fituar ankandin sot(enjte) për të blerë skuadrën nga Lega Pro, pasi klubi shpalli falimentimin në vitin 2016.


Në fakt, ajo kishte të vetmin propozim formal në ankand, pas tre përpjekjeve të mëparshme për të shitur klubin, ku nuk kanë gjetur blerës, përcjell Telegrafi.

Skuadra e shqiptarëve në Serie B ‘gozhdohet’ nga shteti
Lexo po ashtu Skuadra e shqiptarëve në Serie B ‘gozhdohet’ nga shteti

Kostoja e operacionit nuk përfshin blerjen e tanishme të brendit Calcio Como dhe terrenin e trajnimit Orsenigo.

“Znj Puni Essien dhe ekipi i saj janë të nderuar të jenë këtu dhe të bëhen pjesë e një klubi që mburret me 110 vjet të historisë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

“Premtimi i vërtetë dhe dëshira e pronarëve të rinj janë të rritet dhe të ndërtohet edhe sektori i të rinjve në ekipin e parë dhe duke u bërë një pjesë integrale e strukturës së këtij qyteti”, përcjell Telegrafi.

Klubi i njohur italian drejt falimentimit, pagat e lojtarëve ia paguan Kombëtarja e Shqipërisë (Foto)
Lexo po ashtu Klubi i njohur italian drejt falimentimit, pagat e lojtarëve ia paguan Kombëtarja e Shqipërisë (Foto)

“Pronarët gjithashtu premtojnë që të krijojnë kushtet për të sjellë FC Comon në Serie B sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të zhvilluar talentet e saj për të mirë të aftësive të tyre”.

Pavarësisht se shpallën falimentimin, Como ende janë duke marrë pjesë në Lega pro Lega, Girone A, dhe janë në vendin e gjashtë, kështu që janë ende në garë për një vend në ‘Play-Off’ që i dërgon në Serie B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori