LAJMI I FUNDIT:

Grimi dhe frizura e shpejtë: Pesë minuta rregullim, e zbukuruar tërë ditën! (video)

Grimi dhe frizura e shpejtë: Pesë minuta rregullim, e zbukuruar tërë ditën! (video)

Për ato femra të cilat nuk kanë kohë, por që duhet patjetër të rregullohen shpejt, po paraqesim rregullim pesëminutësh pas të cilit do të dukeni tip-top.

Nëse nuk keni më shumë se pesë minuta për t’u rregulluar, ndërkohë që duhet patjetër të dukeni tërë ditën tip-top, atëherë kjo është këshilla e vërtetë për ju.


Ja si të bëni grimin shpejt por edhe më shpejt të bëni frizurë të bukur, transmeton Telegrafi.com

Grimi

Mollëzat e theksuara dhe fytyra e hijesuar janë dy veprime grimi të cilat mund të ndryshojnë plotësisht dukjen e fytyrës.

Për të arritur këtë efekt të fuqishëm në fytyrë nuk ju duhen më shumë se vetëm dy rekuizita kozmetike – buzëkuqi dhe bronzeri.

Frizura

Propozimi i frizurës e cila bëhet për 3 minuta është gërsheti në stilin boho. Ju nevojiten mjaft llastikë të vegjël plastike për flokë.

Procedura: krihni mirë flokët dhe nga secila anë nxirrni dy tufa të cilat do t’i lidhin njërën rreth tjetrës. Pastaj ato tufa pak shprishini dhe lidhni me llastikë plastike. Pastaj merrni dy tufa flokësh nën to dhe përsëriteni procedurën.

Mbështillni dhe lidhni tufat derisa të mos mbeten më flokë. Rezultati është gërsheti i parezistueshëm boho. /Telegrafi/