LAJMI I FUNDIT:

Griezmann braktiset nga menaxheri

Griezmann braktiset nga menaxheri

Antoine Griezmann braktiset nga menaxheri i tij.

Ishte pikërisht francezi zgjedhja e parë e Manchester Unitedit dhe  jo Romelu Lukaku, madje Djajtë e Kuq ishin të gatshëm të paguanin çdo lloj shifre vetëm për ta pasur sulmuesin në radhët e skuadrës.


Në fakt, destinacioni drejt Unitedit, shihej me sy të mirë edhe nga ana e Griezmann, por ajo çka e bëri atë të ndryshoje mendje ishte vendimi nga ana e FIFA-s, bllokimi i tregut të transferimeve për Atleticon Madridin. Francezi pas këtij momenti vendosi të mos i braktiste Los Colchoneros, të vazhdonte të jepte kontributin e tij, deri në një moment të dytë  kur pezullimi të ketë përfunduar. Ky vendim pati në një farë mënyre dhe pasoja për 26-vjeçarin.

Eric Olhats, menaxhuari i futbollistit prej gati 12 vitesh, ka shkëputur bashkëpunimin  e tij me sulmuesin, transmeton SS.

Është vetë Olhats ai që e ka konfirmuar një lajm të tillë. Ai deklaroi se e ka falënderuar lojtarin për bashkëpunimin që kanë pasur këto vite, por vendimi i Griezmann nuk ishte i drejtë, sipas Olhats.

Menaxheri e ka zbuluar 26-vjeçarin që në moshën 14-vjecare, në ekipin e të rinjve të Montepellier, më pas e solli atë tek Real Sociedadi. Pas 12 vitesh bashkëpunim, marrëdhënia mes tyre ndërpritet.