LAJMI I FUNDIT:

Greqia, kundër gurëve të sheshit “Skënderbej”: Sheshi është projekt irredentist

Greqia, kundër gurëve të sheshit “Skënderbej”: Sheshi është projekt irredentist

Me anë të një deklarate për shtyp në faqen zyrtare të saj, Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj projektit të rindërtimit të sheshit kryesor të Tiranës, të cilin ajo e quan një “projekt me karakter irredentist”.

“Ne dënojmë vendosjen në sheshin kryesor të rinovuar të Tiranës, të gurëve që vijnë nga zona të ndryshme të Ballkanit, përfshirë edhe zonën greke të Filatit”, thuhet në deklaratë.


“Këta gurë, në të cilët janë gdhendur emrat e zonave të prejardhjes së tyre, kompozojnë atë vepër që simbolizon ‘bashkimin e trojeve shqiptare’ dhe është e qartë pse bëhet fjalë: për një veprim qeveritar që kultivon dhe fsheh irredentizmin. Kjo është një tjetër sfidë nga Qeveria shqiptare, e cila minon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”

“Nëpërmjet kësaj praktike”, vazhdon deklarata, “provohet mbështetja e tendencave kryesore kundër vendeve fqinje të Shqipërisë, pasi përmenden në mënyrë specifike emrat e disa zonave të shteteve të ndryshme të Ballkanit. Ministria e Jashtme greke ka bërë dhe po bën të gjitha veprimet e nevojshme, duke informuar miqtë, partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. E duke respektuar procesin zgjedhor në shtetin fqinj, nuk kemi dorëzuar deri tani asnjë njoftim publik, që mund të keqkuptohej dhe të keqinterpretohej si ndërhyrje në procesin zgjedhor”.

“Kjo nuk do të thotë se ajo do të tolerojë sjelljet që janë në kundërshtim me frymën evropiane të bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit, duke u shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të respektimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si një nga kushtet kryesore për kursin evropian të Tiranës. Për fat të keq, ende qëndrime të rrezikshme dhe të vjetruara të shekullit të kaluar minojnë progresin dhe prosperitetin e rajonit, e krijojnë një barrierë të gurtë ndaj të ardhmes evropiane të Shqipërisë”, përfundon deklarata. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori