LAJMI I FUNDIT:

Greqi, papunësia më e lartë se mesatarja e Eurozonës

Greqi, papunësia më e lartë se mesatarja e Eurozonës

Niveli i papunësisë në Greqi arriti një rekord të ri në tetor, raporton “Euronews”. Gjatë këtij muaji papunësia kishte arritur deri në 28.6 për qind të forcës punëtore. Numri i njerëzve, të cilët janë të papunë pothuajse është trefishuar në tre vitet e fundit, ndërkohë që masat shtrënguese e kanë tronditur vendin.

Pas 6 vitesh të recesion, numri i të papunëve në Greqi është 2 herë më shumë sesa mesatarja e Eurozonës. Ndërsa niveli i papunësisë tek të rinjtë, nën moshën 24 vjeç, arriti një rekord të ri prej 56.6 për qind. Në muajin tetor, 1.34 milionë grekë ishin të papunë.
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2011, niveli i papunësisë është rritur me 38 për qind, bën të ditur instituti grek i statistikave, ELSTAT. Në shtator 36219 grekë humbën punën dhe në atë kohë niveli i papunësie ishte 26.2 për qind. /Telegrafi/