LAJMI I FUNDIT:

Gratë në Kosovë ende përballen me paragjykime

Gratë në Kosovë ende përballen me paragjykime

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se gratë janë më mirë se dje, mirëpo ende përballen me paragjykime, stereotipe gjinore në frymën partiarkale.

Ajo këto komente i bëri në Kuvendin e Rrjetit të Grupit të Grave, ku theksoi se duhet të punohet më shumë që gratë të kenë qasje në trashëgimi, të kenë të drejtë vote, të jenë të arsimuara dhe me pozita udhëheqëse.

Me këtë rast, kryetarja e Bordit të RrGGK, Ariana Qosaj-Mustafa njoftoi për shënimin e aktiviteteve të ndryshme gjatë këtij viti, duke thënë se pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqeshe.

“Ne duhet të bëjmë aktivizim në të gjitha sferat si politike, vendimmarrës, për zbatimin e të drejtave, me qëllim që të bëhet një përfshirje e vajzave/grave në Kosovë”, tha ajo.

Nataliya Apostolova, udhëheqëse e BE-së në Kosovë, tha se duhet të bisedohet me Qeverinë e Kosovës, për të pasur barazi të grave apo përfshirje të tyre në pozita menaxheriale dhe udhëheqëse në pozita kryesore./Telegrafi/