LAJMI I FUNDIT:

Grante stimuluese për komuna

Grante stimuluese për komuna

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) mban sot ceremoninë e publikimit të “Raportit për Peformancë të komunave për vitin 2016“ dhe për “Ndarjen e grantit stimulues për komuna”.

“MAPL-ja, me rastin e realizimit të kësaj ngjarje ka për qëllim të prezantoj të gjeturat e Raportit të Peformacës për vitin 2016 i cili tregon shkallën e arritjeve të komunave në fushat përkatëse. Mbi bazën e indikatorëve të Raportit dhe kritereve të vlerësimit të përcaktuara nga Komisioni për vlerësim të perfomancës, MAPL në këtë ceremoni do t’i shpallë komunat me performancë më të mirë dhe si përfitues të grantit stimulues”, ka njoftuar MAPL-ja. /Telegrafi/