LAJMI I FUNDIT:

Gotye triumfon në Grammy Awards

Gotye triumfon në Grammy Awards

Gotye dhe “Mumford & Sons” kanë dominuar në ndarjen e sivjetme të çmimeve Grammy, që u ndanë mbrëmë në Los Angeles.

Kënga më e mirë e vitit 2012 është shpallur ‘We Are Young’ e grupit Fun, ndërsa produksioni më i mirë është shpallur ‘Somebody That I Used To Know’ e australianit Gotye. Ky i fundit fitoi edhe dy çmime të tjera në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy, çmimin e albumit më të mirë të muzikës alternative dhe performancën më të mirë duo me këngëtaren Kimbra, pikërisht me këngën e sipërpërmendur.


Gotye dhe Kimbra duke pozuar me trofetë e fituara (Foto: AFP)

Adele ka shtuar listën e çmimeve të saj Grammy pasi mbrëmjen e së dielës këngëtarja britanike ka marrë çmimin për versionin më të mirë “live” me këngën ‘Set Fire To The Rain’. Ajo mundi konkurrencën e Kelly Clarkson, Carly Rae Jepsen, Katy Perry dhe Rihanna. Kjo fitore pason suksesin e jashtëzakonshëm që Adele arriti në edicionin e kaluar të çmimeve Grammy, ku fitoi plot 6 çmime.

Mumford & Sons duke performuar (Foto: AFP)

Mumford & Sons morën çmimin e albumit më të mirë të vitit, atij me titull “Babel”. Albumi “rock” më i mirë u fitua nga grupi The Black Keys të cilët mundën grupe si Muse dhe Coldplay.

Justin Timberlake ndau skenën me reperin Jay Z (Foto: Getty Images)

Jay-Z dhe Kanye West fituan nga tre çmime për bashkëpunimin e tyre ‘Watch The Throne’. Reperët fituan çmimin e performancës më të mirë rep, bashkëpunimit më të mirë rep dhe këngës më të mirë rep. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori