LAJMI I FUNDIT:

Goretzka kërkohet nga katër skuadra të mëdha evropiane

Goretzka kërkohet nga katër skuadra të mëdha evropiane
GELSENKIRCHEN, GERMANY - OCTOBER 23: Leon Goretzka of Schalke shoots on goal during the Bundesliga match between FC Schalke 04 and 1. FSV Mainz 05 at Veltins-Arena on October 23, 2016 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Bongarts/Getty Images)

Leon Goretzka po udhëheq Schalke 04 këtë edicion pas largimit të Leroy Sanes.

Reprezentuesi gjerman është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion me ‘Mbretërit e kaltër’.


Juventusi është skuadra që duket në epërsi përballë rivalëve për transferimin e tij në janar.

Mirëpo në garë është futur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich që gjithmonë kërkon t’i mbledhë talentet gjerman.

Gjithsesi mediat gjermane kanë raportuar se së fundmi në garë janë futur edhe dy ekipet e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal.

21-vjeçari Goretzka ka një kontratë me Schalke 04 deri në vitin 2018, ndërsa çmimi tij është rritur në 40 milionë euro. /Telegrafi/