LAJMI I FUNDIT:

Gorbachev: BRSS u shpërbë për faj të këtyre dy personave

Gorbachev: BRSS u shpërbë për faj të këtyre dy personave

Mikhail Gorbaçhev ka fajësuar ish-presidentin e ndjerë rus, Boris Yeltsin dhe politikanë të tjerë për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, duke thënë se uria e tyre për pushtet e ka shkatërruar atë shtet.

Gorbachev, lideri i fundit sovjetik, ka dhënë intervistë për agjencinë e lajmeve, Interfax pak para 25 vjetorit të takimit që kishte Yeltsin me liderët e Ukrainës dhe Bellorusisë, Leonid Kravchuk dhe Stanislav Suskevich.

Më 8 dhjetor 1991, të tre deklaruan se Bashkimi Sovjetik “ka pushuar së ekzistuari”.

Gorbaçov ka thënë se “udhëheqësia ruse e ka udhëhequr shkatërrimin sovjetik, ndërsa udhëheqësia ukrainase ishte aty me kohë”, raporton Interfax.

“Ata e shkatërruan Bashkimin Sovjetik me qëllim që të mbesin pa Gorbachevin. Këta njeëz që e shkatërruan shtetin janë kujdesur vetëm për pushtet, ata me lakmi luftuan për të”, ka thënë ai, transmeton REL.

Disa republika sovjetike janë tronditur nga demonstratat kundër Kremlinit apo përleshjet ndër etnike që kanë filluar në fund të viteve të ’80. Disa prej tyre e kishin shpallur pavarësinë para dhjetorit 1991. Gorbachev ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit më 25 dhjetor, duke e deklaruar të shuar zyrën e tij.

Së fundi, organizata me seli në Moskë, Levada e ka publikuar një sondazh ku thuhet se 56 % e rusëve iu vie keq që Bashkimi Sovjetik është shpërbërë, ndërsa 51 % e tyre besojnë se ai shtet do të mund të ruhej.

Presidenti rus, Vladimir Putin shpërbërjen e atij shteti e ka quajtur “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit të 20-të.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori