LAJMI I FUNDIT:

Google shet Motorola Home për 2.35 miliardë dollarë

Google shet Motorola Home për 2.35 miliardë dollarë

Google ka shpenzuar një shumë marramendëse për blerjen e Motorola Mobility, ose hiç më pak se 12.5 miliardë dollarë. Tani, duket se Google është duke synuar të kthejë një pjesë të këtij investimi prapa, duke e shitur një njësi të kompanisë.

Të mërkurën, Google ka njoftuar se ka shitur njësinë e quajtur Motorola Home, e cila merret me prodhimin e resiverëve, dhe për këtë shitje kompania ka marrë 2.35 miliardë dollarë dhe rreth 300 milionë tjera në vlerë të aksioneve.

Motorola Home i është shitur kompanisë Arris, e cila synon që të dominojë tregun me resiverë për shërbimet të bazuara në broadband.

Google, në anën tjetër, ka qenë duke i konsoliduar gradualisht operacionet e Motorola Mobility përmes reduktimit të shpenzimeve, uljes së numrit të punëtorëve për rreth 20% dhe mbylljes së disa prej zyrave në mbarë botën. / Telegrafi /