LAJMI I FUNDIT:

Google Search shton edhe opsionin Personal

Google Search shton edhe opsionin Personal

Google ka shtuar një sektor të ri në aplikacionin e kërkimit. I quajtur Personal, sektori tregon rezultate të personalizuara të kërkimeve nga shërbimet e tjera të Google ku përdoruesi është abonuar, përfshirë Gmail, Google Calendar dhe Google+.

Duke përdorur tiparin, mund të kërkoni emailet dhe fotot e ndryshme (të ruajtura në fotot e Google). Dhe siç mund ta shihni, rezultatet janë private, përveç nëse i bëni ato publike.


Funksionaliteti është i mundshëm për klientët desktop dhe mobil. Nëse sektori Personal nuk shfaqet menjëherë, mund të provoni ta gjeni në menunë ‘More’.