LAJMI I FUNDIT:

Google Now së shpejti edhe në Chrome?

Google Now së shpejti edhe në Chrome?

Google Now gjithnjë e më shumë po bëhet tipar veçues në sistemin operativ Android.

Por, së shpejti pritet që shtesa e cila krijon ngjarje dhe përmbajtje të zgjedhur për ne, do të vijë edhe në shfletuesin më të madh në internet tashmë, Google Chrome.

Tashmë ka shumë detaje dhe njoftime të cilat na lënë të kuptojmë se Google Now është në fazën e zhvillimit edhe për Chrome.


Dhe nëse ndodhë të jetë kështu, kjo gjithsesi do të thotë se shërbimi i pëlqyer shumë do të jetë në dispozicion për më shumë njerëz, dhe jo vetëm për ata që përdorin platformën mobile të Google, Android. / Telegrafi /