0Shares

Google njoftoi në I / O sot se Google Asistent po arrin në pajisjet iOS, siç sugjeruan thashethemet. Kompania po lanson një aplikacion që duhet të shfaqet së shpejti në App Store.

Megjithatë, Assistant do të ketë funksione të kufizuara dhe nuk do të funksionojë në mënyrë të përsosur sikurse në telefonat Android. Për shkak të kufizimeve të API-së, Assistent do të jetë në gjendje të bëjë vetëm gjëra themelore siç janë dërgimi i mesazheve dhe lëshimi i muzikës në Spotify, thotë Google.

Kjo do të thotë që kur ekrani është i fikur, “OK Google” nuk do të aktivizojë pajisjen dhe të hapë aplikacionin e Google. Gjithashtu, Apple nuk po lejon ripërdorimin e pullës Home kështu që Siri do të mbetet ndihmësi juaj primar dixhital në të ardhmen.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)