0Shares

Sipas 9to5Google, Google Allo – versioni për desktop do të përdorë metodë të njëjtë sikurse WhatsApp për çiftëzimin e telefonit me kompjuterin, për qasjen në shërbim.

Nick Fox nga Google e kishte postuar më herët një foto ku shihej versioni i Allo për desktop. Ai pati thënë se gjithçka ishte në fazat fillestare të zhvillimit, por që mund të ndodhte një përditësim i tillë.

Edhepse Allo është larg nga pozicionimi si një aplikacion i përsosur i mesazheve, mbështetja për desktop mund të jetë një përditësim i dobishëm për ata që e përdorin atë shpesh.

Së fundmi, 9to5Google arriti të marrë detaje të pjesshme të Google Allo 9.0, dhe nga ajo që ne mund të shohim, mënyra se si do të lidhen pajisjet mes veti do të jetë shumë e ngjashme me mënyrën se si WhatsApp e bën atë.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)