LAJMI I FUNDIT:

Gomez i ngazëllyer me INTEResimin

Gomez i ngazëllyer me INTEResimin

Mesfushori i Catanias, Alejandro Gomez, e ka pranuar se është i lumtur te klubi sicilian, por ndihet i ngazëllyer me interesimin e gjigantit italian, Interit.

“E vetmja gjë që unë di është ajo që po lexoj nëpër gazeta. Por, interesimi nga Interi është një ndjenjë krenarie për mua”.

“Sidoqoftë, për mua Catania është shtëpia ime e dytë. Qyteti dhe ekipi më mbështetën shumë kur unë erdha këtu”, tha Gomez për Italsportspress. /Telegrafi/