0Shares

Transferi i ri i Milanit, Mario Balotelli, që në ndeshjen e parë provuese me Rossonerët arriti ta shënojë golin e parë për klubin e ri.

Në një ndeshje miqësore që kuqezinjtë e zhvilluan kundër ekipit lokal amator Boario, sulmuesi italian shënoi njërin nga dhjetë golat e Milanit, ndërsa asistoi në dy të tjerë.

Golashënuesi më i mirë i Rossonerëve këtë sezon, Stephan El Shaarawy, edhe në këtë ndeshje shkëlqeu duke shënuar het-trik. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)