LAJMI I FUNDIT:

Goditet banda e drogës në Greqi, arrestohen tre grekë dhe dy shqiptarë

Goditet banda e drogës në Greqi, arrestohen tre grekë dhe dy shqiptarë

Antidroga greke ka shkatërruar një grup të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas policisë greke, 5 anëtarë janë arrestuar, 3 grekë të moshave 26, 29 dhe 70 vjeç, si dhe 2 shqiptarë 36 dhe 42 vjeç.

Policia thotë se kishte informacione lidhur me aktivitetin e grupit kriminal dhe gjatë aksionit për goditjen e tij, dy shqiptarët e dyshuar tentuan të godasin një makinë të Antidrogës, duke rrezikuar agjentët dhe duke u përplasur me disa makina të parkuara anës rrugës.


Ndërkohë, në një magazinë të organizatës, në zonën Alimo të kryeqytetit helen, u zbulua sasia prej 68 kg kanabis, si dhe 17 celularë, 2.040 euro kesh, një makinë që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike në sheshet e Athinës dhe një peshore elektronike.

Burime policore thanë se kjo organizatë shpërndante kanabis edhe në zonën e bregdetit dhe lokalet e natës. 5 të ndaluarit u dërguan në Gjykatën e Athinës, e cila vendosi t’i lërë në burg nën akuzen e trafikut ndërkombëtar të drogës./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori