LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e studentëve, edhe të papunë edhe pa fakultet

Gjysma e studentëve, edhe të papunë edhe pa fakultet
Stressed student sitting in a classroom at a table while doing a test

Gjysma e studentëve në Ballkan janë të papunë dhe nuk përfundojnë studimet e regjistruara. Gjithashtu, nga 100 studentë të rinj në shtetet e rajonit, që hyjnë në sistemin e arsimit të lartë në një vit, mund të pritet që vetëm 13 prej tyre të përfundojnë studimet dhe do të gjejnë punë që është e harmonizuar me kualifikimet e tyre, shkruan gazeta KOHA.

Ekziston tepricë e studentëve të diplomuar nga shumica e fushave shkencore,e sidomos nga menaxhmenti, administrata dhe juridiku. Mjaft studentë braktisin studimet që sjell deri tek shkalla e ulët e përfundimit të tyre, ndërsa edhe ata që fitojnë një diplomë – në një pjesë të madhe do të mbesin pa punë. Sipas analizës së Fondacionit për Zhvillimin e Shkencave Ekonomike (FREN) me seli në Beograd, e të bazuar edhe në anketat në të gjitha shtetet e rajonit, sistemi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor nuk është i aftë të prodhojë kuadër të kualifikuar e që është i domosdoshëm për të siguruar zhvillimin e ardhshëm ekonomik.


VETËM 53 PËR QIND I PËRFUNDOJNË STUDIMET

“Sistemet e arsimit të lartë prodhojnë numër të tepërt të studentëve të diplomuar në raport me nevojat e tregut të punës, që sjell deri tek shkalla e lartë e papunësisë të studentëve të diplomuar në të gjithë rajonin. Mjaft prej tyre që gjejnë punë, përfundojnë në vendet e punës që nuk korrespondojnë me kualifikimet e tyre, që ju zvogëlon të ardhurat dhe perspektivën e gjetjes së një pune më të mirë në raport me studentët e diplomuar që kanë punë të harmonizuar me kualifikimet e tyre”, thuhet në Analizën e këtij Fondacioni.

Me shkallën e përfundimit të studimeve prej 53 për qind, thuhet më tej në analizë, shkallën e papunësisë prej 52 për qind tek studentët me diplomë të fituar, si dhe shkallën e harmonizimit vertikal të studentëve të diplomuar prej 48 për qind, mund të thuhet se efikasitet interno apo i brendshëm i sistemit të arsimit të lartë dhe tregut të punës është vetëm 13 për qind. “Apo, me fjalë të tjera, nga 100 studentë të rinj që hyjnë në sistemin e arsimit të lartë në një vit, mund të pritet që vetëm 13 të përfundojnë studimet dhe të gjejnë punë që është e harmonizuar me kualifikimet e tyre”, tregon analiza e FREN-it, përcjell KOHA.

Analiza, që si target ka pasur fakultetet dhe universitetet shtetërore dhe private në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, gjegjësisht Ballkanin Perëndimor, tregon se nevojiten reforma të rëndësishme të sistemit të arsimit të lartë në tregun e punës për studentët e diplomuar me qëllim që të rritet vlera e kapitalit njerëzor dhe të zhvillohet konkurrenca e ekonomisë rajonale. Njëherazi, nevojitet edhe stimulimi i bashkëpunimit më të madh midis punëdhënësve dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Madje, analiza thekson se institucionet e arsimit të lartë në ish-shtetet socialiste të rajonit zakonisht nuk janë në gjendje që në mënyrë adekuate të përgjigjen ndaj ndryshimeve në tregun e punës përmes reformave të planeve mësimore ose me miratimin e metodave të reja arsimore. Mjaft prej tyre aplikojnë metoda tradicionale mësimore dhe shfrytëzojnë plane të vjetruara mësimore, ndërsa edhe ato që përpiqen të vendosin ndryshime – shpesh shikohen si kërcënim ndaj strukturave të përcaktuara.

DITURITË E “THATA” TEORIKE

Hulumtimi më tej thekson se pengesat kryesore të kalimit nga studimet drejt tregut të punës janë mungesa e përvojës së punës dhe shkathtësive për shkak të orientimit të mësimit në fitimin e diturive të “thata” teorike në vend të qasjes së orientuar ndaj zgjidhjes praktike të problemeve.

“Iniciativat e ndryshme në rajon të vendosjes së praktikës profesionale gjatë studimit, më së shpeshti kanë dështuar për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm të punëdhënësve privat që të ofrojnë praktikë për studentët në vitet e fundit të fakultetit. Kur dalin nga sistemi i arsimit të lartë, studentët e diplomuar kanë edhe relativisht përkrahje të vogël për të kërkuar punë nga ana institucioneve formale për udhëheqjen e karrierës brenda dhe jashtë institucioneve të arsimit të lartë. Kjo sjell që studentët e diplomuar, më shumë të mbështeten tek miqtë dhe familja e tyre që t’ju ndihmojnë të gjejnë punë. Ky fakt pengon mundësitë e barabarta në tregun e punës dhe promovon klientelizmin dhe nepotizmin gjatë punësimit të studentëve të diplomuar”, thuhet në analizë.

Gjithashtu, thekson më tej analiza, kalimi i studentëve të diplomuar në tregun e punës është i vështirësuar me nivelin e ulët të bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë dhe punëdhënësve lidhur me krijimin e programeve mësimore dhe procesin të seleksionimit të kandidatëve.

“Pak punëdhënës shqyrtojnë rregullisht programet mësimore të fakulteteve, edhe pse shumica prej tyre pohojnë se një bashkëpunim i tillë do të përmirësonte zgjedhjen e kandidatëve adekuat për vendin e caktuar të punës. Andaj, imponohet nevoja që përmes politikave publike apo shtetërore, të rritet oferta e përkrahjes dhe nxitjes për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe fakulteteve lidhur me punësimin, e që do të sigurojë fitim për të dyja palët, si proces të cilin ato vetë nuk kanë vullnet apo nuk janë të aftë ta realizojnë”, transmeton KOHA analizën e FREN-it.

Ndryshe, FREN tregon se sot ekzistojnë 240 institucione të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht 1.3 në 100 mijë banorë, ku ofrohen mbi pesë mijë programe studimore, prej të cilave gjysma janë në nivel të studimeve themelore, derisa dy të pestat janë në nivelin master. Gati një e treta e programeve ofrohet nga institucionet private që janë gati një e pesta e të gjithë institucioneve arsimore të larta në rajon, edhe pse institucionet arsimore shtetërore mbeten dominante lidhur me numrin e studentëve të regjistruar.

Nga ana tjetër, gati gjysma e studentëve në rajon në mesatare regjistrohen në shkencat humane dhe shoqërore, menaxhment dhe juridik në raport me 43 për qind të shteteve të BE-së, ndërsa 24 për qind regjistrohen në shkencat natyrore, teknologji, inxhinieri dhe matematikë në raport me 23 për qind të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori