LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e femrave konsiderojnë që meshkujt nuk i eksitojnë në mënyrë të drejtë

Gjysma e femrave konsiderojnë që meshkujt nuk i eksitojnë në mënyrë të drejtë

Studimet e reja kanë treguar që meshkujt kanë një vetëbesim të theksuar sa i përket dijes për seksualitetin femëror. Mirëpo, damat nuk mendojnë ashtu.

Dy të tretat (rreth 65 për qind) e meshkujve janë lavdëruar me dijen e tyre lidhur me kënaqësinë e femrës, mirëpo vetëm 49 për qind e damave janë pajtuar me këtë.

Është shumë e sigurt që kanë të drejtë, sepse rreth 50 për qind e meshkujve janë munduar të gjejnë pikën G dhe pothuajse 23 për qind syresh nuk kanë ditur të tregojnë se ku gjendet klitorisi.


Kur është fjala për zonat erogjene, 33 për qind e meshkujve besojnë që ato dallojnë nga femra te femra, ndërkaq shumica janë zënë ngushtë nga kjo pyetje, fare nuk kanë dhënë përgjigje, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka treguar edhe për atë që meshkujt edhe shumë gjëra themelore duhet t’i mësojnë, mirëpo (fatmirësisht) është treguar që shumica e tyre dëshirojnë të zbulojnë sa më shumë tek trupi i femrës (75 për qind).

Kështu, 39 për qind e femrave dhe 42 për qind e meshkujve kanë deklaruar që stimulimi i klitorisit është mënyra më e mirë për arritjen e orgazmës së femrës.

Pyetjes se a ka rëndësi madhësia, vetëm 4 për qind e meshkujve kanë deklaruar pozitivisht, për dallim nga plot 20 për qind e femrave të cilat janë pajtuar me këtë deklaratë.

Të gjithë meshkujt konsiderojnë që femrat vetëkënaqen; 22 për qind e femrave kanë deklaruar që vetëkënaqësinë kurrë nuk e praktikojnë. Mirëpo, janë inkurajuese të dhënat që 37 për qind e meshkujve mendojnë që femrat aktrojnë orgazmën, ndërsa kështu kanë konstatuar vetëm 16 për qind e femrave.

Hulumtimi është zbatuar me rastin e lansimit të konceptit të ri të argëtimit shtëpiak për çiftet, të quajtura “Les Amants” (“Dashnorët”). /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori