LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e amerikanëve tani përdorin vetëm internetin në mobil në shtëpitë e tyre

Gjysma e amerikanëve tani përdorin vetëm internetin në mobil në shtëpitë e tyre

Numri i të rriturve amerikanë që jetojnë pa linjë fikse të internetit dhe vetëm me internetin në telefona mobil është dyfishuar që nga viti 2010, duke arritur në 52 përqind në vjeshtën e kaluar, nga 26 për qind sa ishte gjashtë vjet më parë, thuhet sipas studimit të fundit të publikuar nga GfK.

Siç pritej, të rinjtë jetojnë vetëm me internetin në telefona mobil në shtëpi, por të moshuarit janë gjithashtu duke e zënë hapin.


Përqindja e të moshuarve (mosha 65+) të cilën qasen në internet vetëm nga pajisjet e tyre mobile është katërfishuar gjatë gjashtë viteve të fundit për 23 për qind, ndërsa shifra për të rinjtë (të lindur nga viti 1977 deri më 1994) u rrit me 71 për qind nga 47 për qind.