LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja 79-vjeçare bëhet shoferja më e vjetër në pistën e garave (Video)

Gjyshja 79-vjeçare bëhet shoferja më e vjetër në pistën e garave (Video)

Rosmary Smith është bërë shoferja më e vjetër, që ka ngarë makinë të garave.

Megjithëse 79-vjeçare, asaj nuk i ka dalë asnjë problem teksa ka drejtuar me shpejtësi të lartë një Renault Sport Formula One, transmeton Telegrafi.


Ky sport i dominuar nga meshkujt, i ka lënë shumë pak hapësirë edhe shofereve, andaj ky rast konsiderohet se do të jetë motivues për këtë gjini.

Videoja e postuar më poshtë, tregon përgatitjen dhe lëvizjen e shpejtë të gjyshes nëpër shtegun e garave. /Telegrafi/